image Vazhdojnë revoltat në Iran për vrasjen e 22-vjeçares nga Policia, rritet numri i protestuesve të vrarë

Botë

Vazhdojnë revoltat në Iran për vrasjen e 22-vjeçares nga Policia, rritet numri i protestuesve të vrarë

news image

Prej më shumë se dy javësh protestat masive kanë shpërthyer në Iran, si shenjë revolte për vrasjen e 22-vjeçares, Mahsgham Aminin, nga Policia e Moralit në vend, pasi e reja nuk kishte mbuluar siç duhej fytyrën me shami.

Që prej asaj dite rrugët e Iranit janë paralizuar nga protestat masive, me qytetarët që shprehen të revoltuar nga regjimi në vend, teksa kërkojnë drejtësi për vrasjen e 22-vjeçares.

Sipas raportimeve vendase as qeveria iraniane, e as Policia nuk kanë dhënë përgjigje për rrethanat e vdekjes së 22-vjeçares, ndërsa po përpiqen me mish e me dhëmbë të “shtypin” zemërimin e qytetarëve.

Sot, në ditën e 15-të të protestave janë regjistruar në total 92 viktima. Sakaq, të paktën 41 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në përleshjet që shpërthyen javën e kaluar në Zahedan, një qytet në provincën Sistan-Baluchistan, raportojnë mediet vendase, raporton abcnews.al.

“Vrasjet e protestuesve në Iran, veçanërisht në Zahedan, janë një krim kundër njerëzimit ,” tha një zyrtar vendas, Mahmoud Amiri-Moghadam.

“Komuniteti ndërkombëtar ka për detyrë të hetojë dhe të parandalojë kryerjen e krimeve të mëtejshme nga Republika Islamike e Iranit”, shtoi ai.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u dërgua në spital në gjendje kome pasi u arrestua më 13 shtator nga patrullat e Irshadit të njohura si “Policia e moralit” në Teheran, shkaktoi zemërim të madh në mbarë Iranin.

Protestat që filluan pas ceremonisë mortore të Amini më 17 shtator në qytetin e vendlindjes së saj Sakkiz, u përhapën më pas në shumë qytete të vendit. Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar se gjatë protestave kanë humbur jetën 41 persona, përfshirë edhe forca të sigurisë. /abcnews.al/

/GazetaSinjali/