image Vazhdojnë problemet te Reali, u lëndua ky lojtar

Futboll/ Vazhdojnë problemet te Reali, u lëndua ky lojtar

news image

Problemet te Reali nuk kanë të ndalur, pasi lojtarët si Asensio, Isco, Mendy, Courtios, Hazard, Brahim dhe Joviq janë të lënduar.

Kësaj listë i është shtuar edhe fituesi i Topit të Artë, Luka Modriq.

Modriq po vuan nga një lëndim muskolar në këmbën e djathtë.

Ky lëndim kroatin do ta mbajë jashtë loje për dy deri në tri javë. Ai do t’i humbas dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve dhe dy ose tri ndeshje në La Liga.

Me këto probleme ka mundësi që Zidane të marr disa lojtarë nga Real Madrid Castilla për ndeshjen ndaj Levantes.