image Vazhdojnë përplasjet mes protestuesve palestinezë dhe policisë në SHBA

Botë

Vazhdojnë përplasjet mes protestuesve palestinezë dhe policisë në SHBA

news image

Vazhdojnë përleshjet midis policisë dhe protestuesve pro-palestinezë në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), me qindra oficerë policie që hoqën barrikadat dhe arrestuan protestuesit.

Ben Kersten, nga Zëri Çifut për Paqe në UCLA, pretendon se forcat e policisë janë mbledhur në anë të ndryshme rreth kampit, në skajet e të cilit dhe në hyrje kanë nisur arrestimet.

Megjithatë, autoritetet policore nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht informacionin, por pamjet nga Reuters tregojnë se gjashtë persona janë arrestuar. Disa protestues shihen me duar të lidhura pas shpine, të rrethuar nga policia.

Sipas The Guardian, mbi një mijë protestues janë mbledhur në institucionin arsimor për të mbrojtur kërkesat e tyre.

/GazetaSinjali/