Si rëndom edhe sot, në pikëkalimin kufitar në Merdare, janë krijuar kolona të gjata.
Si pasojë e kësaj, mërgimtarët të cilët po largohen nga Kosova po detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar këtë vendkalim kufitar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 2 orë e 30 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në 30 minuta.
Pritje të gjata ka pasur edhe te pikëkalimi kufitar, ‘Dheu i Bardhë’. Dalja nga kjo pikë kufitare zgjatë deri 1 orë e 10 minuta, ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri 20 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare, gjendja është me e qetë. /Sinjali/