image Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e qytetarit të zhdukur në Leposaviq

Siguri

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e qytetarit të zhdukur në Leposaviq

news image

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo shoqatë njofton se është bërë e ditur se ekipet janë aktivizuar që nga dita e djeshme.

“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq. Ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policin e Kosovës dhe ekipin e zjarrëfiksave për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/