image Vazhdojnë kërkesat për lehtësim të masave antiCOVID

Kosovë

Vazhdojnë kërkesat për lehtësim të masave antiCOVID

news image

Kërkesat për rishqyrtim të orës policore dhe masave të tjera antiCOVID po vazhdojnë.

Avokati i Popullit ka publikuar opinionin juridik, i cili ka të bëjë me atë se sa janë të arsyeshme masat antiCOVID, të marra së fundmi nga Qeveria e Kosovës.

Përmes këtij opinioni Avokati i Popullit, ka shprehur qëndrimin se duhet të rishqyrtohen masat e kufizimit të lëvizjes.

Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës. Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve. Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator. /Gazeta Sinjali/