image Vazhdojnë humbjet/ Vritet çeçeni Tushayev në afërsi të Kievit

Botë

Vazhdojnë humbjet/ Vritet çeçeni Tushayev në afërsi të Kievit

news image

Gazetari i njohur ukrainas Illia Ponomarenko, ka raportuar se Magomed Tushayev një nga luftëtarët më të besuar të udhëheqësit çeçen Kadyrov, është vrarë nga grupi Alfa i ushtrisë ukrainase sot në Hostomel, në afërsi të kryeqytetit ukrainas.

Ponomarenko ka thënë se grupi elitar i Ukrainës, Alfa po lufton me çeçenët në aeroport.

Kujtojmë që lideri çeçen Kadryov gjatë ditës së sotme deklaroi se asnjë ushtarë çeçen nuk është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

/GazetaSinjali/