Trupi i një personi të zhdukur gjatë luftës me Serbinë po kërkohet tek varrezat në veri të Mitrovicës, ku edhe kanë filluar gërmimet që nga ora 10:00.
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Kushtrim Gara, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve është hasur në mbetje mortore, por është konfirmuar se nuk janë eshtrat e trupit që po kërkohet.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, ka thënë se tek varrezat në veri të Mitrovicës dyshohet se ndodhen trupat e 11 viktimave të luftës.