image Vazhdojnë flirtimet mes Keisit dhe Kristit në BBVA

Bota e Yjeve

Vazhdojnë flirtimet mes Keisit dhe Kristit në BBVA

news image

Kristi dhe Keisi duket se janë çifti i radhës që do të krijohen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Dyshja tashmë kanë shprehur haptazi pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe se çfarë shikojnë më shumë në lidhje me këtë marrëdhënie.

Ata ditën e sotme (e hënë) po ashtu janë shfaqur gjatë tërë kohës bashkë, e madje edhe të përqafuar.

Në një moment teksa po shijonin diellin në oborr të shtëpisë, Kristi thotë me shaka se pa ‘Keisin nuk fle më’.

“Pa Keisin nuk fle më, por problemi është që Keisi fle pa mua”, tha ai mes tjerash.

Kristin në një moment tjetër po e mësonte Luizi se si t’ia dhuronte një puthje Keisit.

Sidoqoftë, do pritet të shihet në vazhdim nëse këta njëmend do të bëhen bashkë apo do të mbeten vetëm miq. 

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/