Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, që njëkohësisht është edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, deklaroi se është e gatshme të marrë pjesë në dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë jam e gatshme që t’ia përplas për fytyre Serbisë krimet që i ka bërë në Kosovë dhe unë jam dëshmi e gjallë për ato krime. Unë jam e gatshme, por ky është vendimi i dikujt tjetër. Serbia duhet të ballafaqohet për krimet që i ka bërë, të kërkoj falje e të denoncohet për të gjitha krimet”, u shpreh ajo në klankosova./Gazeta Sinjali/