Shoferi i autobusit i cili u vra nga sulmi me armë zjarri që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit është varrosur sot.
Ai u varros me ceremoni fetare, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit ishte një numër i madh i familjarëve.
Pos të ndjerit të vrarë nga sulmi mbetën të vdekur edhe dy nxënës, të cilët do të varrosen sot.
Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla. Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.
I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati./GazetaSinjali/