image Varroset 62-vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë

Sociale

Varroset 62-vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se personi që ka mbetur i vdekur është 62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e Dragodanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit, Naser Gashi.

Kujtojmë se personi që ka mbetur i plagosur nga ky rast është 41-vjeçari, Miftar Miftari.

Ndërkaq, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.

/GazetaSinjali/