image Varrimi i 35-vjeçares, e pranishme edhe ministrja Haxhiu

Siguri

Varrimi i 35-vjeçares, e pranishme edhe ministrja Haxhiu

news image

Mes dhembjes e lotëve, sot i është dhënë lamtumira e fundit 35-vjeçares, Hamide Magashi, e cila u vra nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, raporton Gazeta Sinjali.

Qytetarë të shumtë janë parë në ceremoninë mortore në varrezat e fshatit Llugaxhi të Lipjanit, teksa aty të pranishëm kanë qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.

image 7
image 8
image 8

Ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Sokol Halili, as gati 48 orë pas krimit monstruoz, ende s’ka rënë në prangat e Policisë. Operacioni për kapjen e tij ka nisur menjëherë pas momentit tragjik, kur edhe është identifikuar dorasi nga hetuesit policorë, mirëpo edhe përkundër kërkimeve ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.

Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, shkruan Sinjali. Po ashtu sipas sinjalizimeve, kërkimet janë shtrirë edhe në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet.

Hamide Magashi e cila ishte në javën e 41-të të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë një djalë, u ekzekutua me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31-vjeçar, i cili me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur me veturën e tij, e cila tashmë është gjetur nga Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/