Një variant i ri i koronavirusit, i cili u shfaq në Britani, u zbulua gjithashtu në ishullin portugez të Madeiras, njoftuan sot autoritetet rajonale të mbrojtjes civile, transmeton Gazeta Sinjali.
Autoritetet deklaruan se një variant i ri u zbulua te pasagjerët që mbërritën në Madeira nga Britania e Madhe, raporton Reuters.
Deklarata nuk përcaktonte sa njerëz ishin infektuar.