Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se “Të gjithë mjekët kanë të drejtë. Tipi britanik i virusit korona ka mbërritur në Serbi”, raportojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Sinjali.
Vuçiq u shpreh se ishte shumë i frikësuar sepse u soll nga një udhëtar nga Londra i cili ka simptoma më të lehta.
“Ne kemi arritur të ndjekim të gjitha kontaktet e gruas që ka bërë një test negativ PCR, ndërsa burri i saj ka pneumoni bilaterale”, tha ai gjersa shtoi se nuk ka arsye për panik.
Varianti i ri i koronavirusit është përhapur në mbi 60 vende të botës dhe vlerësohet të jetë për 70% më i transmetueshëm se ai aktual.