image Varësia nga droga, Policia kap të riun në Gjilan duke e mbështjellur 'jointin' në mes të sheshit

Siguri

Varësia nga droga, Policia kap të riun në Gjilan duke e mbështjellur ‘jointin’ në mes të sheshit

news image

Varësia nga droga, sidomos te të rinjtë në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, në sheshin e ri në Gjilan, ku gjatë patrullimit nga Policia e Kosovës, u ndaluan dy të rinj, F.B., dhe Z.V., dhe nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Sinjali mëson se gjatë kontrollimit të dy të rinjve, Policia zbuloi se të njëjtit posedojnë substanca narkotike, të dyshuar marihuanë. Madje, njëri prej tyre, u kap mat nga Policia, derisa ishte duke e mbështjellur substancën narkotike, për ta përgatitur për konsumim.

Kjo bëri që Policia t’i shoqërojë të dyshuarit në stacion policor, për t’u intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohen, ndërsa sasia me narkotikë që u gjet, është  sekuestruar nga njësia policore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

/GazetaSinjali/