image Varësia nga droga: I riu kapet në flagrancë me marihuanë në Lipjan, përfundon në Polici

Siguri

Varësia nga droga: I riu kapet në flagrancë me marihuanë në Lipjan, përfundon në Polici

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë pas mesnate në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë kontrollit, shoferit 21-vjeçar i është gjetur një sasi me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Droga është sekuestruar, ndërsa i riu është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se është përdorues i narkotikëve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/