image Varësia nga droga: Bien në prangat e Policisë edhe dy të rinj në Mitrovicë, kapen me marihuanë

Siguri

Varësia nga droga: Bien në prangat e Policisë edhe dy të rinj në Mitrovicë, kapen me marihuanë

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Ukshin Kovaqica”, në Mitrovicë, teksa Policia pa patrullonte në një pikë kontrolli, ku ndaloi dy persona, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, si dhe mullinj për bluarjen e narkotikëve.

Për shkak të posedimit të drogës dhe pajisjeve që Policia ua gjeti, dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/