image Varësia nga droga: 47-vjeçari në Pejë kapet me marihuanë në veturë, përfundon në Polici

Siguri

Varësia nga droga: 47-vjeçari në Pejë kapet me marihuanë në veturë, përfundon në Polici

news image

Foto ilustruese


Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucione, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Pejë, ku një njësi policore që po patrullonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te pasagjeri është gjetur një sasi me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari 47-vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.’

/GazetaSinjali/