image Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë një 24-vjeçar në Prishtinë

Siguri

Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë një 24-vjeçar në Prishtinë

news image

Foto ilustruese


Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucione, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit është gjetur një sasi me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari 24-vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim nën dyshimin për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.’

/GazetaSinjali/