image Varane te Manchester United vetëm çështje orësh

Futboll

Varane te Manchester United vetëm çështje orësh

news image

Raphael Varane pritet ta vazhdojë karrierën në Angli te Manchester United.

Man Utd dhe Real Madrid ishin në bisedime gjatë javëve të fundit për të arritur një marrëveshje.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, tani dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe kanë mbetur detajet e fundit që Varane të transferohet tek United.

Mbrojtësi prej kohësh kishte arritur marrëveshje personale me klubin anglez, dhe tani edhe klubet kanë bërë një gjë të tillë.

Transferimi i francezit te “Dajtë e Kuq” do të kushtoj rreth 45 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/