image Varane përfundon testet e para mjekësore, brenda dy ditëve nënshkruan me Manchesterin

Futboll

Varane përfundon testet e para mjekësore, brenda dy ditëve nënshkruan me Manchesterin

news image

Raphael Varane ka kryer testet e para mjekësore pasi e përfundoi përiudhën e karantinës, transmeton Sinjali Sport.

Varane ka kaluar atë periudhën që kërkohet për mbyllje në karantinë dhe tashmë është i gatshëm t’i bashkohet Manchester United.

Sipas Fabrizio Romanos, francezi do t’i kompletojë të gjitha procedurat mjekësore nesër, ndërsa në 24 deri 48 orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën si lojtari i Djajve të kuq.

Varane ka dëshirë të luajë në ndeshjen e parë në Premierligë që e kanë Manchesteri ndaj Leedsit, por mund të jetë e pamundur për shkak të kohës. /GazetaSinjaliSporti/