image VAR ia prish festën në fund skuadrës së Freiburg – Leipzig me fat

Futboll

Futboll/ VAR ia prish festën në fund skuadrës së Freiburg – Leipzig me fat

news image

Pas rifillimit të Bundesligës, përsëri VAR doli në skenë .

Kësaj radhe festën ia prishi skuadrës së Freiburg në minutën e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Freiburg që ishte mysafirë i skuadrës së Leipzig barazoi me rezultat 1:1.

Por, po të mos ishte VAR, rezultati ka mundur të jetë 1:2 në të mirë të Freiburg.

Ata shënuan një gol në minutën e fundit por VAR e anuloi për pozitë jashtë loje.

Skuadra e Leipzig që po lufton për titull këtë sezon, me këtë barazim bëri një hap mbrapa./Gazeta Sinjali/