Komuna e Prishtinës ka publikuar një apel në faqen zyrtare në Facebook, përmes të cilit u bën thirrje qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00, transmeton Sinjali.
Apeli i plotë i Komunës:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prishtinës, sipas parashikimeve të motit, ditëve në vijim, pritet që temperaturat ???? ☀️ në qytetin tonë të jenë shumë të larta.
Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të personat me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.
Apelojmë gjithashtu që gjatë ditëve në vijim, të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit, ushqime të lehta dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.
Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksëve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm ???? dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Gjithashtu në bashkëpunim me ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë ???? që do të jetë në gatishmëri të plotë.
Luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen te ekipi kujdestar apo edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt.
Në të njejtën kohë, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale.
#vapa #veranëPrishtinë