image Vance flet për Kubën: Do të shohim se çfarë do të bëjnë

Botë

Vance flet për Kubën: Do të shohim se çfarë do të bëjnë

news image

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, është pyetur nga gazetarët nëse Kuba mund të jetë “objektivi i radhës” i politikës amerikane në rajonin e Karaibeve.

Në përgjigjen e tij, Vance u shpreh se për çështjen e Kubës duhet të pyetet Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke shmangur një deklarim të drejtpërdrejtë mbi ndonjë plan të mundshëm të SHBA-së ndaj ishullit.

Megjithatë, ai kritikoi sistemin politik dhe ekonomik të Kubës, duke deklaruar se “në thelb, ka një sistem që nuk ka funksionuar”, ndërsa shtoi se Uashingtoni dëshiron që populli kuban të ketë më shumë mirëqenie dhe sukses.

“Do të shohim se çfarë do të bëjnë. Nëse ata bëjnë një gjë, ne do të bëjmë diçka,” u shpreh Vance, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai theksoi gjithashtu se një qasje më pozitive nga Havana mund të çojë drejt përmirësimit të raporteve bilaterale.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference për shtyp, ku ai foli edhe për çështje të tjera ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjet me Iranin

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/