Artistja e re, Valza Zhegrova ka vendosur ta lë muzikën, e arsyeja e këtij veprimi ishte dëshira e saj për t’iu kthyer studimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë lajm Valza ka vendosur ta ndajë me fansat përmes një postimi në Instagram.
17-vjeçarja gjithashtu ka njoftuar se është ndërprerë kontrata me kompaninë menaxhuese.
Kujtojmë se artistja ka gjithsej katër këngë solo dhe tri bashkëpunime, dhe karriera e saj muzikore mbaron këtu. /Gazeta Sinjali/