image Valverde mohon përleshjen me Tchouaméni: Ishte keqkuptim, godita tavolinën nga frustrimi, jo lojtarin

Futboll

Valverde mohon përleshjen me Tchouaméni: Ishte keqkuptim, godita tavolinën nga frustrimi, jo lojtarin

news image

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve për një incident të ndodhur gjatë një seance stërvitore me bashkëlojtarin Aurélien Tchouaméni, duke mohuar kategorikisht se ka pasur përleshje fizike mes tyre.

Në një deklaratë të gjatë publikuar në rrjete sociale, Valverde ka sqaruar se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e lodhjes dhe frustrimit pas një sezoni të vështirë, duke theksuar se gjithçka është ekzagjeruar nga mediat dhe rrjetet sociale.

Ai ka pranuar se gjatë një debati ka goditur pa dashje një tavolinë, duke pësuar një lëndim të lehtë në ballë që kërkoi trajtim mjekësor, por ka mohuar çdo kontakt fizik me Tchouamenin.

“Lodhja dhe frustrimi bënë që një situatë e zakonshme në dhomën e zhveshjes të interpretohet gabimisht,” ka deklaruar Valverde, duke shtuar se raportimet për përleshje janë të pavërteta.

Futbollisti uruguaian ka shprehur keqardhje për situatën dhe ka theksuar se është i fokusuar te skuadra, duke shtuar se mbetet në dispozicion të klubit për çdo vendim që merret nga stafi teknik dhe mjekësor.

Real Madridi ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar të detajuar për incidentin, ndërsa situata brenda klubit mbetet nën vëmendje të madhe mediatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/