image Vali Corleone dyshohet se e kërcënoi me thikë babain e tij - Detaje të reja

Siguri

Vali Corleone dyshohet se e kërcënoi me thikë babain e tij – Detaje të reja

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e personit të njohur si “Princ Valentino Corleone”, pas mesnatës së 21 marsit.

Sinjali mëson se Vali Corleone u arrestua në lagjen Dardania, në Gjilan pasi u raportua në Polici nga prindërit e tij.

Rastin e ka denoncuar babai i tij, i cili ka deklaruar se i biri e ka kanosur me thikë, në shtëpinë e tyre, në Gjilan.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi iu ka shkaktuar dhunë në familje dhe i ka kanosur prindërit.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.”

/GazetaSinjali/