image Valëviti flamurin me “Shqipërinë e Madhe”, policia në Maqedoninë e Veriut në kërkim të autorit

Rajon

Valëviti flamurin me “Shqipërinë e Madhe”, policia në Maqedoninë e Veriut në kërkim të autorit

news image

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk po arrin të identifikojë personin që ngriti flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe në tubimin e datës 11 gusht, kur në Tetovë ishte i ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë, policia ka publikuar një fotografi të personit duke kërkuar ndihmën e qytetarëve të cilët i fton që të informojnë stacionin policor më të afërt nëse kanë informacion.

Për dy kryetarët e komunave Çair dhe Tetovë tashmë janë ngritur kallëzime penale për mos respektim të ligjeve të vendit duke shpalosur vetëm flamurin shqiptar dhe jo edhe atë shtetëror.

Vizita pak ditë më parë e Albin Kurtit në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut u shoqërua me debate në opinionin publik maqedonas, shkak për këtë u bë valëvitja e flamurit të Shqipërisë së Madhe dhe sipas krerëve më të lartë të politikës në Maqedoninë e Veriut sjellja e përdorur gjatë asaj vizite ishte nacionaliste.

Reagime të ashpra pati edhe në Beograd, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç akuzoi kryeministrin Kurti se përbën kërcënim për shtetet fqinje ku banojnë shqiptarët./Euronews

/GazetaSinjali/