image "Valës" i humbin valët, ky është versioni i Telekomit për problemet me të cilat po përballen konsumatorët

Kosovë

“Valës” i humbin valët, ky është versioni i Telekomit për problemet me të cilat po përballen konsumatorët

news image

Disa qytetarë kanë raportuar në adresë të KALLXO.com se po përballen me probleme për të shfrytëzuar internetin 3g/4g të operatorit “Vala”.

Media ka kontaktuar zëdhënësin e Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, i cili e ka pranuar se operatori “Vala” sot ka pasur disa probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.

Lepaja tha se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa thekson se së shpejti do të tejkalohet.

“Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare,  janë duke u marrë me problemin i dhe shpejt do të tejkalohet”- tha Lepaja.

Zëdhënësi u shpreh se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjeve, mirëpo vetëm interneti 3g/4g.

Ai shtoi se brenda 30 minutave pritet që problemi të evitohet.

/GazetaSinjali/