image Valbona reagon pas daljes nga BBVA: Laerti më kërkoi të putheshim

Bota e Yjeve

Valbona reagon pas daljes nga BBVA: Laerti më kërkoi të putheshim

news image

Banorja që u eliminua dje nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, është Valbona Mhilli, derisa një ditë pas daljes, ajo u ftua për një intervistë në “Shqipëria Live”, dhe aty ajo e pranoi se ka pasur ndjenja ndaj Laertit.

“Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja.

Madje, ajo thotë se Laerti i ka kërkuar kësaj edhe të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretekstin se atë hapësirë nuk e kapin kamerat.

“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

/GazetaSinjali/