image Vala e tretë e pandemisë në Kosovë, mjekët kundër mbylljes totale

Shëndetësi

Vala e tretë e pandemisë në Kosovë, mjekët kundër mbylljes totale

news image

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se tashmë Kosova ka hyrë në valën e tretë të pandemisë ku numri i rasteve me COVID-19 është duke u rritur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sejdiu tha se Qeveria duhet të balancojë shtrëngimin e masave me dëmin sa më të vogël të ekonomisë.

“Unë mendoj se diçka duhet të ndërmerret dhe dikush duhet të marrë përgjegjësinë për heqjen e të gjitha këtyre restreksioneve të cilat kanë qenë të pakta dhe të pa monitoruara në vigjilje të zgjedhjeve e cila ka shkaktuar dëme të cilat i kemi tani. Por gjithsesi diçka duhet të ndërmerret pasi që Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Kosovës”, tha Sejdiu për EO.

Sipas tij, masat antiCOVID do të duhej të ishin restriktive, por që nuk duhet të ketë mbyllje totale të vendit sepse mbikëqyrja tashmë është zero.

“Qeverisë së re nuk i mbesin shumë për të ndërmarrë që të përmirësohet gjendja ndjeshëm. Masat do të duhej të jenë restriktive, por jo nga ato të cilat do të mbyllin komplet Kosovën. Mbikëqyrja e zbatimit të masave është zero deri më tani”, shtoi ai.

Po ashtu, Sejdiu tha se nëse flitet për menaxhimin professional, punëtorët shëndetësor kanë treguar një pjekuri gjatë kësaj periudhe.

“Nëse flasim për menaxhimin profesional unë mendoj që punëtorët shëndetësor të gjitha pa përjashtim kanë treguar pjekuri gjatë kësaj vale të tretë dhe e kanë paralajmëruar edhe nivelin qeveritar dhe ajo ka dështuar komplet”, tha ai./Gazeta Sinjali/