Faqja “climatebook.gr” e cila merret me publikimin e të dhënave meteorologjike, ka paralajmëruar një valë të fortë dhe të zgjatur të të nxehtit që prek Evropën Lindore dhe Ballkanin. Sipas këtij raportimi, temperaturat pritet të arrijnë dhe kalojnë 40-42 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale për 7 ditët e ardhshme në shumë zona të Ballkanit dhe në Greqi pritet të kalojnë 42-44°C, apo rreth 10-12 gradë më shumë krahasuar me periudhën 1991-2020.
“Përveç temperaturave shumë të larta maksimale në mesditë, temperaturat e larta pritet të qëndrojnë edhe gjatë natës, ku në shumë zona dhe veçanërisht në qendrat e mëdha urbane temperatura nuk pritet të bjerë nën 28-30°C”.