image Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë

Shqipëri

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë

news image

Shqipëria po përballet me një valë të re të nxehtit, ndërsa temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar se vendi ka hyrë në një periudhë rreth 10-ditore me mot kryesisht të kthjellët, temperatura të larta dhe mungesë të reshjeve.

Sipas parashikimeve, temperaturat kanë shënuar rritje të menjëhershme, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet që vlerat maksimale të afrohen dhe të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Vranësira të pakta mund të shfaqen vetëm në disa zona gjatë pasdites, kryesisht në veri dhe në rajonet lindore, ndërsa reshjet pritet të jenë pothuajse të papranishme.

Autoritetet dhe ekspertët e motit u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë orëve me temperaturat më të larta, veçanërisht personave më të ndjeshëm ndaj vapës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/