Temperaturat ekstreme dhe lagështia e lartë kanë shkaktuar ndërprerje dhe ndryshime në festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar anulimin e disa paradave tradicionale.
Në Uashington dhe Filadelfia, organizatorët kanë pezulluar ose anuluar aktivitetet kryesore për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike, ndërsa në Sheshin Kombëtar në kryeqytet është vonuar hapja e portave për publikun, me qëllim reduktimin e ekspozimit të qytetarëve ndaj nxehtësisë.
Pavarësisht situatës, festimet pritet të vazhdojnë në disa forma më të kufizuara gjatë mbrëmjes. Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar ngjarjen si një “tubim spektakolar”, duke deklaruar se do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare.
Megjithatë, ai është kritikuar nga kundërshtarët e tij për politizimin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Në një paraqitje të mëparshme në Memorialin e Rushmore në Dakotën e Jugut, Trump kishte folur për “kërcënime ideologjike” dhe kishte theksuar nevojën për mbrojtjen e “mënyrës amerikane të jetesës”.
Autoritetet amerikane vazhdojnë të paralajmërojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë valës së të nxehtit, e cila ka prekur disa zona të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!