image Vala e të nxehtit mbyll Akropolin, Greqia përballet me temperatura deri në 42°C

Evropë

Vala e të nxehtit mbyll Akropolin, Greqia përballet me temperatura deri në 42°C

news image

Akropoli i Athinës është mbyllur të martën përkohësisht për shkak të temperaturave të larta, që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celcius në disa pjesë të Greqisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, monumenti historik do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, kohë lokale e Greqisë.

Ky vendim është marrë për të siguruar mbrojtjen e vizitorëve dhe punonjësve, duke marrë parasysh rrezikun nga vala e të nxehtit që ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Evropës, përfshirë Francën dhe rajonin e Katalonjës në Spanjë.

Autoritetet greke kanë shpallur alarm për zjarre të nivelit të katërt në disa rajone të vendit, duke shtuar masat për parandalimin e përhapjes së flakëve.

Mbyllja e Akropolit vjen pas një periudhe të nxehtë të fundjavës dhe është një masë e përkohshme që synon mbrojtjen e sigurisë në një nga destinacionet më të vizituara turistike në botë. Vetëm gjatë vitit 2024, Akropoli pritet të tërheqë rreth 4.5 milionë turistë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/