image Vaksinimi masiv po vazhdon – Vetëm 160 raste aktive me koronavirus

Shëndetësi

Vaksinimi masiv po vazhdon – Vetëm 160 raste aktive me koronavirus

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 871 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është shënuar një rasti i vdekjes, kurse janë shëruar 9 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 110 doza të vaksinës kundër COVID-19 duke e çuar kështu në 205 mijë 884 numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve.

Ndërkaq numri i rasteve aktive në Kosovë është 160./Gazeta Sinjali/