image Vaksina anti-COVID/ Rëntgenet tregojnë dallimet e mushkërive të pacientëve që janë vaksinuar dhe atyre që nuk janë vaksinuar

Botë

Vaksina anti-COVID/ Rëntgenet tregojnë dallimet e mushkërive të pacientëve që janë vaksinuar dhe atyre që nuk janë vaksinuar

news image

Mjekët në vazhdimësi bëjnë thirrje që të vaksinohemi dhe të mbajmë maska, në mënyrë që ta ruajmë veten.

“Nëse nuk ju pëlqen të bartni maskë, sigurisht se nuk do ta pëlqeni edhe më pak ventilatorin”, thotë mjeku Ghassan Kamel, i cili është drejtor në qendrën medicinale ICU në spitalin St. Louis të Missouri, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se shumica e pacientëve të tij janë vaksinuar pas rekomandimeve që i kanë marrë dhe sipas tij shumica e pacientëve janë të moshës së re, për dallim nga muaji dhjetor që ishin më të vjetër. Por me prodhimin dhe përdorimin e vaksinave anti-COVID, qytetarët kanë rastin të vaksinohen dhe të jenë më të sigurt.

Dr. Kamel ka publikuar rëntgenin e mushkërive të dy pacientëve me coronavirus, por që njëri prej tyre e ka marrë vaksinën dhe tjetri jo, me qëllim për ta dëshmuar efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19.

Në ekzaminimin e rëntgeneve, ai tregon se ngjyra e bardhë në mushkri shfaq përhapjen e virusit, e që sipas tij mund të jenë baktere, mukozë apo sekrecion.

“Nëse shikoni mushkëritë e pacientit të vaksinuar, do të shihni që ato janë plotë oksigjen dhe duken të zeza – apo më mirë thënë dominon ngjyra e zezë sesa e bardha, siç ishte rasti me pacientin me COVID-19, por që nuk është vaksinuar.”

Sipas mjekut Kamel, ekziston një përqindje shumë e vogël që personat e vaksinuar të infektohen me COVID-19, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ata nuk kanë nevojë as për trajtim në spital, pasi që simptomat janë të lehta dhe kalohen pa ndonjë problem, e me raste pa e kuptuar fare./Gazeta Sinjali/