Learta e Kushtrimi po bëhen prindër për herë të dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Djali i këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit, Kushtrimi u martua me Leartën në vitin 2016 dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Matin. Tani familja e këngëtares janë në pritjen e dytë të ëmbël të një vajze.
Përmes një video sipas trendit të fundit të postuar nga Learta dhe rrethi i tyre familjarë, kanë zbuluar gjininë e foshnjës, është pink!
Kurse tani Learta ka filluar të ndajë me ndjekësit dukjen e saj gjatë kësaj shtatzënie. /Gazeta Sinjali/