image Vajza në Viti kapet me babain që doli kundër lidhjes së saj të dashurisë, intervenon Policia

Siguri

Vajza në Viti kapet me babain që doli kundër lidhjes së saj të dashurisë, intervenon Policia

news image

Lidhjet e dashurisë të cilat krijojnë vajzat e reja, jo gjithmonë gjejnë përkrahjen e familjes. Si rrjedhojë shkaktohen telashe të shumta dhe me raste nevojitet edhe ndërhyrja e organeve të rendit për t’i zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një vajzë me babain e saj nga fshati Pozheran i Vitisë, pasi 22-vjeçarja denoncoi prindin për dhunë në familje.

Sinjali mëson se ajo ka deklaruar që ka pasur mosmarrëveshje me babain e saj, për shkak se ky i fundit nuk është pajtuar me lidhjen e saj që ka krijuar me një person.

Babai i vajzës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/