Buna Mustafa, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa – i njohur si Cali – ka diplomuar sot në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, në një ditë me simbolikë të veçantë: Ditën e Çlirimit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Valon Murati përmes një postimi, ku u shpreh se diplomimi i Bunës është “dhurata më e mirë për babin në Hagë për Ditën e Çlirimit”. Ajo mbrojti me sukses temën e diplomës nën mentorimin e profesoreshës Aurora Bakalli dhe u vlerësua lartë nga Komisioni, duke u cilësuar si një fillim i mbarë i një rruge të gjatë dhe premtuese.
Salih Mustafa aktualisht po përballet me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Postimi:
Dhurata më e mirë për babin në Hagë për Ditën e Çlirimit!
Buna Mustafa, studentja e shkëlqyeshme e vajza shembullore sot nën mentorimin e Aurora Bakalli mbrojti temën e diplomës në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së me një punim që u vlerësua lartë nga Komisioni dhe që dëshmon se ky është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë të suksesshme që e pretë përpara.
Buna është vajza e shokut tonë të dashur Sali Mustafës – Calit, komandanit të Guerilës së Prishtinës të UÇK-së – BIA. Me diplomimin e sotëm Buna ia bëri babit në Hagë dhuratën më të çmuar për Ditën e Çlirimit. Natyrisht i bëri krenar edhe mamin, vëllain, familjarët e tjerë dhe gjithë ne shokëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!