image Vajza e mitur i dërgon foto me armë nga banesa, babai njofton Policinë – gjendet pistoletë në banesë në Fushë Kosovë

Siguri

Vajza e mitur i dërgon foto me armë nga banesa, babai njofton Policinë – gjendet pistoletë në banesë në Fushë Kosovë

news image

Një rast i pazakontë është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një qytetar ka njoftuar vetë Policinë pasi vajza e tij e mitur i kishte dërguar fotografi me armë zjarri nga banesa.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 05:30 në rrugën “Besa Besë”, ku i dyshuari G.M ka kontaktuar njësitë policore, duke bërë të ditur se në banesën e tij ndodhej një armë zjarri.

Sipas informatave, vajza e tij e mitur kishte gjetur armën dhe i kishte dërguar një fotografi, çka e ka shtyrë të dyshuarin që për arsye sigurie të njoftojë menjëherë Policinë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit kanë gjetur një pistoletë të tipit “Bereta” kalibri 9 mm, me karikator të vendosur.

I dyshuari dhe vajza e tij janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në lidhje me rastin.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/