image Vajza e komandantit të UÇK-së, studentja më e mirë në Belgjikë

Sociale

Vajza e komandantit të UÇK-së, studentja më e mirë në Belgjikë

news image

Gjiltina Ahmet Isufi, vajza e veteranit dhe komandantit të UÇK-së, është shpallur studentja më e suksesshme e gjeneratës në programin ‘Master of Science in Architecture’ në universitetin KU Leuven në Belgjikë.

Duke fituar titullin laureat, ajo arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke i gëzuar prindërit e saj.

Gjiltina ime, Laureate of the Year 2020-2022!”, ka shkruar në Facebook nëna e Gjiltinës, Shuki Bajrami.

Në këtë punim, para të gjithë universitetit dhe jurisë së jashtme, Gjiltina shpalos të errëtat e burgut politik të Gjilanit ku janë torturuar shumë qytetarë e aktivistë politik shqiptarë, shpesh herë deri në vdekje.

Para një publiku të gjerë internacional, Gjiltina arriti t’i tregojë botës të vërtetën e errët të burgut më famëkeq të ish-Jugosllavisë.

Me kreativitetin e saj arkitektonik, ajo shpalosi vuajtjet dhe sakrificat që s’u ndalen asnjeherë brenda atyre mureve. Si përfundim, ajo thërret për mbrojtje të këtyre objekteve që ngërthejnë kaq thellë historinë e pasur të Kosovës.

Në mesin e qindra studenteve nga e gjithë bota, Gjiltina edhe një herë e tregoi potencialin e rinisë sonë shqiptare.

Gjiltina ka pasur edhe një dedikim për babanë e saj: “Në nderim për Ahmet Isufin, babain tim të cilit i referohem në këtë disertacion si Z. A për një jetë të tërë për sakrificë të pastër, vetëmohuese. Për ty dhe çdo ushtar tjetër, të rënë apo të gjallë, që më solle sot këtu: Faleminderit”.

/GazetaSinjali/