image Vajza e Jakup Krasniqit publikon pamje të tij: Ai ka sakrifikuar jetën e tij që unë të isha e lirë

Sociale

Vajza e Jakup Krasniqit publikon pamje të tij: Ai ka sakrifikuar jetën e tij që unë të isha e lirë

news image

Gjatë seancës së djeshme në Hagë, avokatja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi njoftoi se klienti i saj gjatë zhvillimit të seancës nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.

Pavarsisht gjendjes së tij shëndetësore, avokatja e tij gjithashtu njoftoi se ai do të merrë pjesë në seancë. Gjithashtu, edhe vajza e tij, Gresa në një deklaratë për media tregoi se gjendja e Krasniqit nuk është diçka serioze, por vetëm një grip sezonal.

Sidoqoftë, vetëm pak pas këtij shqetësimi, Gresa postoi në Facebook një video të babait të saj, gjatë kohës kur ishte në liri.

Gresa edhe në TikTok, shkroi disa fjalë për të.

“Babai im ka kaluar të 20-tat duke punuar kundër okupatorit serb. Të 30-tat e tij në burgun politik. Të 40-tat e tij në UÇK duke luftuar regjimin serb. Në të 50-tat e tij ai deklaroi pavarsinë e Kosovës. Ai ka sakrifikuar jetën e tij që unë të isha e lirë”, shkruajti ajo mbi një video të Krasniqit teksa po zhvillohej gjykimi në Dhomat e Specializuara.

/GazetaSinjali/