image Vajza e Krasniqit: Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJD-së t’i dërgojmë gjërat esenciale në Hagë

Kosovë

Vajza e Krasniqit: Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJD-së t’i dërgojmë gjërat esenciale në Hagë

news image

Vajza e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ua ka ndaluar që përmes kësaj ministrie t’ua dërgojnë gjërat esenciale ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Krasniqi ka thënë se deri tani përmes ministrisë i kanë bërë dërgesat.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaSinjali/