image Vajza 14-vjeçare ia mori telefonin dhe doli nga banesa në pikë të natës, babai raporton se e bija u kthye në mëngjes

Siguri

Vajza 14-vjeçare ia mori telefonin dhe doli nga banesa në pikë të natës, babai raporton se e bija u kthye në mëngjes

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë nga Ferizaj, i cila ka raportuar se e bija 14-vjeçare ishte larguar nga banesa në mesnatë dhe s’kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se ai ka deklaruar se vajza ia kishte marrë telefonin dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj deri në orët e mëngjesit.

E mitura u kthye në shtëpi dhe babai i saj njoftoi menjëherë Policinë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar detaje e rastit.

/GazetaSinjali/