image Usyk triumfon ndaj Dubois me KO, mbron titujt në peshat e rënda

Sporte Luftarake

Usyk triumfon ndaj Dubois me KO, mbron titujt në peshat e rënda

news image

Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, duke mposhtur Daniel Duboisin në raundin e nëntë.

Ukrainasi dhe britaniku e nisën ndeshjen ashtu siç i takon një dueli të peshave të rënda, duke treguar qetësi dhe maturi në raundin e parë. Në raundin e dytë, dy boksierët kishin nga një goditje, ndërsa Dubois dukej më i pasigurt në ring. Raundi i tretë ishte i dominuar nga Usyk, i cili lëshoi goditje direkte, ndërsa britaniku synonte goditje me upercut.

Në raundin e katërt ishte një iniciativë nga 25-vjeçari, që lëshoi disa goditje të sakta ndaj ukrainasit, por që jo për t’i shkaktuar probleme. Raundi i pestë ishte më shkatërrues për Usyk, pasi pranoi një goditje nën brez nga Dubois, që natyrisht se ishte e paqëllimshme, ndërsa ukrainasi mbeti i shtrirë në ring dhe gjyqtari i dha kohë deri të ngrihej. Usyk lëshoi disa grushte direkte ndaj britanikut, duke dhënë sinjale se e kishte marrë vetën dhe po synonte ta siguronte fitoren sa më parë, shkruan abcnews.al.

Raundi i gjashtë solli më shumë lëvizje nga dy boksierët, që kishin goditje në vazhdimësi, mirëpo asnjëra prejt tyre nuk i lëkundi njërin apo tjetrin. Raundi pasues nisi furishëm nga Dubois, që i dha goditje të fuqishme Usykut, por ky i fundit ia doli që nga fundi të rikthehej dhe të tregonte ashpërsinë e tij.

Raundi i nëntë ishte pikë vendimtare për Usyk, pasi në sekondat e mbetur arriti ta gjunjëzonte britanikun 25-vjeçar, me gjyqtarin që numëroi deri në nëntë.

Usyk ia doli që në këtë raund t’i mbronte titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, me Dubois që nuk ia doli të vazhdonte ndeshjen.

/GazetaSinjaliSport/