image Ushtria ukrainase kap dezertorin e veshur si grua

Botë

Ushtria ukrainase kap dezertorin e veshur si grua

news image

Rojet kufitare ukrainase mbetën të çuditur në një vendkalim kufitar në Moldavi, kur zbuluan një burrë të veshur si grua që përpiqej të largohej nga vendi për shkak të luftimeve.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës deklaron se ndaloi një taksi pranë Odesës në jug të vendit që mbante një person çuditërisht të gjatë dhe me zë të trashë, të veshur me rroba grash, shkruan a2cnn.

Sipas faqes në Twitter të Shërbimit të Rojës Kufitare , udhëtari 26-vjeçar mbante certifikatën e një rekrutimi të përkohshëm ndërsa tentonte të hynte në Moldavi, duke ngritur dyshimet e rojeve se kishin në duar një dezertor.

/GazetaSinjali/