image Ushtria serbe stërvitet afër Bujanocit për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën

Rajon

Ushtria serbe stërvitet afër Bujanocit për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën

news image

Ushtria Serbe është duke zhvilluar trajnime me bazë në afërsi të Bujanocit. Këto trajnime janë për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore.

Kështu ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe ruan dhe përmirëson gatishmërinë luftarake për zbatimin efikas të detyrave përgjatë vijës kufitare me Kosovën, në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë së Serbisë dhe KFOR-it, me qëllim të sigurimit të një paqeje, sigurie dhe mjedis për të gjithë qytetarët në këtë pjesë të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se trajnimet po realizohen me simulator të fushëbetejës, simulator mjekësor dhe trajnerë.

“Në atë mënyrë, siç thuhet, me shpenzime minimale të mjeteve materiale sigurohet trajnim i lartë i ushtarëve dhe oficerëve për realizimin e detyrave të zjarrit dhe taktike në mjedis real”, thuhet më tej në njoftim./GazetaSinjali/