Ushtria serbe e ka larguar flamurin kombëtar shqiptar nga zona sipër Liqenit të Gazivodës në Zubin Potok, kanë raportuar mediat në serbi.
Siç raportohet , flamuri është vërejtur mëngjesin e së hënës, me ç’rast njësitet ushtarake serbe kanë mbërritur në vend të ngjarjes me pajisje të plota ushtarake për ta hequr atë.
Në rrjetet sociale në Novi Pazar dhe Tutin qarkullojnë xhirimet e ushtarëve duke e hequr flamurin. /Gazeta Sinjali